Si Të Bëhem Musliman/e?
Mësoni fenë e vërtetë sot!
Dhe të jesh mysliman nuk ka nevojë për kurrfarë formaliteti, si p.sh., të shkosh tek imami a myftiu për konfirmim. Për të besuar duhet shqiptuar Kelime-i shahadeti (fjala e dëshmisë) dhe duhet ditur domethënia e tij.
Kushti i parë i islamit është Kelime-i Shehadeti – shqiptimi i formulës me të cilën shprehet përkatësia islame. Të shqiptosh Kelime-i Shehadetin : “Eshhedu en la ilahe illlah-llah ve eshhedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu. Ai që është me fuqi mendore normale, në moshë madhore dhe që mund të flasë, deklaron: “Besoj dhe deklaroj se vetëm All-llahu xheleshanuhu, është Zot dhe besoj e deklaroj që Muhammedi është rob i Zotit dhe pejgamber i Tij”. Ai është Vaxhibu-l-vuxhud. Ai është mbi gjithçka. Ai nuk ka kurrfarë të mete. Emri i Tij është Allllah, dhe Ai duhet besuar me zemër. Dhe ai fytyrëdashur, fytyrë shkëlqyer, me sy të zi, ballëhapur, me karakter të bukur që nuk i bie hija në tokë , ai fjalëmbël, që për shkak se ka lindur në Mekë të Arabisë, quhet arab, nga bijtë Hashimi, pra Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), i biri i Abdullahut, është rob, i dërguar i All-llahut xheleshanuhu dhe pejgamberi i Tij. Ai ishte djali i hazreti Emines, e cila ishte e bija e Vehebit.
Fjala Iman(besim) do të thotë, ta njohësh dikë për fjalëdrejtë, të saktë dhe t’i besosh Atij. Në Islam, iman do të thotë: ta pranosh të vërtetën se Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), është Pejgamber i All-llahut Te’álá, i zgjedhuri i Tij dhe lajmëtar (nebi), natyrisht pasi të besosh All-llahun Te’álá dhe ta besosh me zemër e të shqiptosh me gojë Kelime-i shehadetin.
Iman, do të thotë të pëlqesh të gjitha ato që i thotë Muhammedi (salall-llahu alejhi ve selem), dhe të besosh se zemra e tij është pastruar. Njerëzve që kanë këtë besim u thuhet Mu’min (besimtar) pra Mysliman. Çdo mylsliman duhet t’i bindet Muhammedit (salall-llahu alejhi ve selem), dhe duhet të ecë në rrugën që ka trasuar ai. Rruga e tij është rruga të cilën e ka treguar Kur’ani famëlartë. Kjo rrugë quhet Islamizëm.
Themeli i fesë sonë është besimi. All-llahu Te’álá nuk pranon dhe nuk pëlqen asnjë ibadet dhe asnjë bamirësi të atyre që nuk kanë iman. Myslimani së pari duhet të besojë, pastaj duhet të mësojë guslin, abdestin, namazin, farzet dhe haramet e tjera që janë të rëndësishme për t’u ditur.
Bëni pyetjen tuaj
Shkarkoni ose Lexoni
Qasja islame
Bej Nje Pyetje
A keni ndonjë pyetje në lidhje me Islamin? Na dërgoni pyetjet tuaja duke plotësuar formularin e mëposhtëm. Ne do të përpiqemi t'ju kthehemi me përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur.